Sot është bërë një vit që nga dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Lidhur me këtë rast, askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësi.
Më 29 mars, të vitit të kaluar shtetasit turq, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina u dëbuan nga Kosova në mënyrë të jashtëligjshme.
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, e kishte dënuar këtë rast, ku edhe ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashin.
Ndaj këtij vendimi pati reaguar edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke e quajtur të turpshëm. Ndërsa pati falënderuar presidentin e vendit Hashim Thaçi lidhur për këtë aksion.
“Operacioni i fundit në Kosovë nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘turp’, sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik, sepse ato e bënë detyrën e tyre”, kishte deklaruar Erdogan.
Komisioni Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve tashmë ka evidentuar 31 shkelje në këtë rast.
Edhe
Gjykata turke dënon me 15 vjet burgim dy nga gjashtë turqit e arrestuar në Kosovë
Këto shkelje të zbuluara nga Komisioni Hetimor Parlamentar kanë rezultuar me atë se Kosova ka shkelur të drejtat e njeriut në mënyrë flagrante, duke mos respektuar asnjë ligj vendor e ndërkombëtar.
Shtetasit turq që u dëbuan nga Kosova, kanë qenë në kërkim nga shteti turk, nën dyshimin se kanë lidhje me organizatën ‘Feto’ të Fetullah Gulenit, e cila nga autoritetet turke quhet terroriste dhe është përgjegjëse për tentim grusht-shtetin në Turqi.
-
Prokuroria interviston numër të madh të dyshuarish për dëbimin e shtetasve turq
-
Turqia reagon ndaj thirrjes së SHBA-së për përgjegjësi ndaj atyre që dëbuan shtetasit turq nga Kosova
-
Turqia kërkon dënime me burgim deri në 28 vjet për turqit e dëbuar nga Kosova
-
Opozita do seancë të re për dëbimin e turqve, pushteti e quan raportin “jovalid”