Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të vdekur nga COVID-19 të enjten në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.

Me tri vdekjet e shënuara së fundmi, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në këtë vend, ka shkuar në 3.538.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, edhe 1.228 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus nga gjithsej 2.738 testime të kryera, shkruan “Euronews Albania”.

Gjatë së njëjtës kohë, 1,232 persona janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është rritur në 9,168.

Aktualisht në spitalin COVID-3 të Shqipërisë, po trajtohen 32 pacientë.