Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë kanë treguar se edhe 139 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej 2,020 testime të kryera.

Gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shëruar edhe 431 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 266,019.

Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po trajtohen 45 pacientë, nga të cilët tetë janë në gjendje më të rënduar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në këtë vend janë konfirmuar 271,702 raste, 266.019 janë shëruar, 2,211 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3,472 pacientë.