Tre persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 1,666 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, nga gjithsej 3,474 testime të kryera.
Gjatë së njëjtës periudhë janë shëruar edhe 1,391 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të kuruarve në 293,988.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me COVID-19 është rritur në 9,269.
Në njoftim bëhet e ditur se 30 pacientë janë shtruar në spitalin COVID-3.
Që nga shpërthimi i koronavirusit në Shqipëri, betejën me këtë infeksion e kanë humbur 3,532 pacientë.