Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tre të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 808 raste të reja pozitive. Rastet pozitive janë nga testimi i 2075 mostrave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë në 24 orët e fundit janë shëruar 763 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 316.145 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 304.950 qytetarë. 3557 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë 7638 raste aktive.