Nuk janë të rralla rastet e lëndimeve, madje edhe vdekjeve të punëtorëve të “Bechtel Enkas”, në vendin e tyre të punës, raporton KTV.
Gjatë ditës së hënë tre punëtorë të kësaj kompanie, dy të komunitetit turk dhe një shqiptar, kanë marrë lëndime trupore pasi kanë rrëshqitur nga krani lëvizës.
Policia e Kosovës, për rajonin e Ferizajt, ka konfirmuar se rastin e ka iniciuar në Gjykatë.
Ndërsa, në Ministrinë e Infrastrukturës kanë thënë që në projekte të tilla këto incidente janë të mundshme. Edhe Inspektorati i Punës ka thënë se ka dalë në vendngjarje dhe shumë shpejt do të dalë me një raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Një punëtor bie nga kulmi i një objekti në Ferizaj, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
-
Një punëtor bie nga kati i dytë në vendin e punës, dërgohet në QKUK
-
Dy të lënduar në vende të punës të shtunën në Kosovë
-
Në Prishtinë, tre punonjës ndërtimi rrëzohen nga skelet, njëri kërkon ndihmë në QKUK
-
Lëndohet në vendin e punës një grua në Prizren