Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Prishtinë, tre punonjës ndërtimi rrëzohen nga skelet, njëri kërkon ndihmë në QKUK

ndertim

Një punonjës ndërtimi ka kërkuar ndihmë në Emergjencën e QKUK-së të shtunën, pasi kishte lënduar dy këmbët.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është kontaktuar viktima dhe i njëjti ka deklaruar se derisa kishte qenë duke punuar, ai ishte rrëzuar nga skelet. Viktima ka thënë se është person në një firmë ndërtimi dhe se si pasojë e rrëzimit të skeleve janë rrëzuar edhe dy punëtorë tjerë, por se nuk kanë marrë lëndime. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë.

“Në lidhje me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari i firmës. Viktima ende gjendet në tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.