Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lëndohet një punëtor, u rrëzua duke punuar në një banesë në Prishtinë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një punëtor është rrëzuar dhe ka marrë lëndime derisa po punonte në një banesë kolektive në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën.

“Viktima është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një banesë kolektive pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitetet relevante, rasti në procedurë hetimore”, është thënë nga Policia e Kosovës.

Policia e ka cilësuar rastin “punime të kundërligjshme”.