Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, deklaroi sot se koalicioni i partive serbe "Slloboda" (Liria) pret se do të fitojë ndonjë pozitë deputeti në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa daljen e GI SDP (partia e Oliver Ivanoviqit të vrarë) në zgjedhje bashkë me Listën Serbe "e ndryshon shumë skenën politike për shkak të keqpërdorimit të emrit të Oliver Ivanoviqit" , e citon atë FoNet, transmeton Koha.net.
Ajo ka rikujtuar se "nënkryetari i Listës Serbe, Millan Raoiçiq, dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e Ivanoviqit". Po ashtu ka thënë se Lista Serbe ishte kundërshtare e Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Trajkoviq: Fitorja e Listës Serbe tregon që mafia është projekti i Serbisë në Kosovë
-
Opozita serbe në Kosovë synon front kundër Listës Serbe, dyshime se edhe ajo mund të kontrollohet nga Vuçiqi
-
Trajkoviq për betimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe: Pengesë për komunitetin serb në Kosovë
-
Tadiqi kërkon mbrojtje për Rada Trajkoviqin: Mos të përsëritet ajo që i ndodhi Ivanoviqit
-
I dyshuari për përfshirjen në vrasjen e Ivanoviqit rizgjidhet nënkryetar i Listës Sprska