Deputetët e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë në duar raportin përfundimtar të Komisionit për matje të territorit, i votuar në Qeveri të premten e shkuar, raporton KTV.
Derisa kryeministri pret që ky raport të arrijë t’i bindë Vetëvendosjen, AAK-në e Nismën, partitë opozitare thonë se nuk do t’ua ndryshojë mendjen një grup ekspertësh, shokë të kryeministrit, të cilët vetëm kanë harxhuar paratë e shtetit për të sjellë përfundimin që e do qeveria.
Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi, thotë se çdo tentim i qeverisë për ta risjellë atë në Kuvend do të nxisë situatë tensionuese sikurse vitin e shkuar.
Por, pavarësisht çfarë thotë opozita, qeveria ka paralajmëruar që marrëveshja me Malin e Zi për Demarkacionin shpejt do të jetë në Kuvend për ratifikim.
Të premten e javës që shkoi, qeveria ka miratuar raportin e Komisionit të ekspertëve për matje të territorit. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk kishte marrë pjesë fare në votim, ndërsa kishte kërkuar konsensus të gjerë mes të gjitha partive politike.
-
Qeveria ka publikuar raportin e Komisionit për matjen e territorit të Kosovës
-
Mustafa flet për raportin e matjes së territorit, hesht për ditën e dërgimit për ratifikim në Kuvend
-
Qeveria miraton raportin për matje të territorit, s’tregon kur do ta procedojë në Kuvend
-
Deputetët e shumicës në pritje të raportit të matjes së territorit, opozitarët e quajnë “të pistë”
-
Opozita: Demarkacioni do të kundërshtohet fuqishëm