Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët e shumicës në pritje të raportit të matjes së territorit, opozitarët e quajnë “të pistë”

Deputetët e shumicës në Kuvendin e Kosovës janë në pritje të një kopjeje të raportit përfundimtar, që komisioni i ekspertëve për matje të territorit të premten ia dorëzoi Qeverisë.

Por, vetë kryeministri nuk pranoi të thoshte asnjë fjalë gjatë ditës për këtë çështje e të tregojë për hapat e tjerë të Qeverisë tash kur e gjithë përgjegjësia për demarkacionin ka rënë mbi të.

Një ditë më herët në Facebook kryeministri tha se tash gjithçka është sqaruar dhe duhet të vazhdohet tutje, por çështjen me vota nuk e ka zgjidhur ende.

LDK-ja nuk e fsheh mungesën e votave për ta kaluar demarkacionin dhe as mbështetjen që u duhet patjetër nga deputetët minoritarë.

Kundërshtimi i opozitës vazhdon, kërkojnë një komision ndërparlamentar për këtë çështje.

Të premten e kaluar komisioni për matje të territorit vetëm pak orë pas përmbylljes së diskutimit të hapur publik ia kishte dorëzuar raportin përfundimtar Qeverisë së Kosovës.