Indrit-Hoxha0basha-PDNjë tjetër kandidat i Partisë Demokratike ka “tradhtuar” vendimin politik të opozitës.
Behet fjalë për kandidatin me numrin 35 në listën e Qarkut të Tiranës, Indrit Fatmir Hoxha, i cili ka dorëzuar sot formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Indrit Hoxha ka mbajtur postin e sekretarit të Burimeve Njerëzore në Forumin Rinor të PD-së.
Ndërkohë që ai në CV e dorëzuar në KQZ thekson se ka punuar si nëpunës i administratës publike, Bashkia e Tiranës.
Në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ ai shkruan se është shoqëruar dy herë në Komisariatet e Policisë së Tiranës.
Artikuj të ngjashëm