Ish-presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se nuk paraqet rrezik për askënd në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 9 shkurt, pasi nuk është pjesë e garës elektorale.
Teksa është deklaruar lidhur me aktakuzën e re ndaj tij, Thaçi ka thënë se e respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo uniforme qe jemi, në këtë sallë të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Thaçi nuk është deklaruar lidhur me fajësinë sa i përket aktakuzës që Zyra e Prokurorit të Specializuar ia ngriti atij, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit lidhur me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Thaçi nuk deklarohet mbi akuzat e reja
Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk është deklaruar lidhur me fajësinë sa i përket aktakuzës që Zyra e...-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat që lidhen me pengim të drejtësisë
-
Thaçi bën thirrje të respektohen Kushtetuta e ligjet e Kosovës në Speciale
-
Hashim Thaçi: Unë nuk paraqes rrezik politik për askënd
-
Thaçi mbetet në paraburgim, ndonëse mbrojtja insiston se pushuan rrethanat për këtë masë
-
Ish-presidenti Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për ndikim në dëshmitarë