Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi për Elsien: U shua një nga mendjet më të ndritura albanologjike

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, me të marrë lajmin për vdekjen e albanologut kanadez me prejardhje gjermane, Robert Elsie, ka thënë disa fjalë për të.

Thaçi tha se është shuar një ndër mendjet më të ndritura albanologjike, duke shtuar se ai ka afirmuar kulturën dhe letërsinë shqipe në përmasa botërore, përcjell Koha.net.

Postimi i Thaçit në Facebok:

Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e albanologut të njohur kanadez, Robert Elsiet.

U shua një nga mendjet më të ndritura albanologjike.

Robert Elsie ka lënë një trashëgimi të pasur si historian i letërsisë.

Edhe Pas vdekjes së Robert Elsiet albanologjia është varfëruar Kulturë Pas vdekjes së Robert Elsiet albanologjia është varfëruar

Ai, me shumë studime dhe libra, e afirmoi kulturën dhe letërsinë shqipe në përmasa botërore.

U prehtë në paqe! HTH