Në Tiranë u zhvilluan sot homazhet për albanologun e njohur kanadez Robert Elsie, I cili ndërroi jetë më 2 tetor
Në përmbushje të dëshirës dhe amanetit të tij, trupi u soll sot në Shqipëri ndërsa nesër do të organizohet ceremonia e varrimit në Theth.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të nderuar kujtimin dhe veprën e albanologut, në homazhet e sotme morën pjesë autoritetet më të lartë të vendit.
Pasi mësoi gjuhën shqipe dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë. Ai ishte autor i më shumë se gjashtëdhjetë librave si dhe të artikujve të shumtë, kryesisht në fushën e albanologjisë.
Robert Elsie ka marrë pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë për vite me radhë. Ai ishte anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.