Interpretime të ndryshme për deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë kanë prezantuar në Kosovë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, sa i përket idesë për ndryshimin e kufijve, shkruan sot Koha Ditore.
Derisa Haradinaj ka thënë se SHBA-ja nuk sugjeron zgjidhje ku preken territoret dhe kufijtë, në Presidencë thonë se kjo varet nga palët se çfarë marrëveshje duan.
Kundërshtimet e brendshme dhe një pjese të faktorit ndërkombëtar që të mos preken kufijtë, nuk e kanë zmbrapsur presidentin Thaçi.
Shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku, ka thënë se vazhdojnë të besojnë që vetëm nëpërmjet korrigjimit të kufirit, Kosova mund t’i arrijë dy qëllimet kryesore në kuadër të procesit të dialogut-njohjen nga Serbia dhe bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Sipas tij, çështja e korrigjimit të kufirit është diskutuar edhe në takimet e fundit në SHBA...(më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Thaçi i kthehet korrigjimit të kufijve
-
Thaçi s’i komenton deklaratat e Haradinajt për kufirin, thotë se ndryshimi i Kushtetutës s’është fundi i botës
-
Thaçi insiston në korrigjim kufijsh e pezullim të taksës ndaj Serbisë
-
Thaçi: Kufijtë aktualë janë caktuar nga Jugosllavia, s’do të më pengonte korrigjimi i tyre
-
Haradinaj, LDK-ja e Vetëvendosje ashpër kundër deklaratës së Thaçit “për korrigjim të lehtë”