Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi i kthehet korrigjimit të kufijve

Kosova duhet të zgjedhë mes çmimit që duhet të paguajë në këmbim të njohjes nga Serbia ose të mbetet në “status quo”, është porosia që e kanë dhënë ndërkombëtarët, sipas aktorëve të përfshirë në dialogun me Serbinë.

Ata kanë shpalosur udhëzimet që u janë dhënë prej ndërkombëtarëve, gjatë një tryeze të përbashkët ku prezentë kanë qenë presidenti Thaçi, përfaqësues të delegacionit shtetëror dhe liderë opozitarë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe aty janë konfirmuar dallimet mes liderëve sa i përket rrugës që duhet ndjekur për pajtim me Serbinë. Korrigjimi i kufijve, shkëmbimi, Asociacioni/Bashkësia e Komunave Serbe dhe mbetja në “status quo” kanë qenë opsionet e diskutuara në konferencën “Zëri i Popullit rreth finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, organizuar nga instituti “Ridea”.

Presidenti Thaçi ka dramatizuar sërish situatën duke thënë se në mungesë të marrëveshjes me Serbinë do të destabilizohet rajoni. Duke marrë shkas nga rezultatet e një ankete, për të cilën pjesa tjetër ngriti dyshime, Thaçi sërish ka promovuar idenë e korrigjimit të kufijve dhe synimin për t’ia bashkuar Kosovës - Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanocin. Por ka refuzuar të tregojë se cili është çmimi që do të paguante Kosova në këmbim të zgjerimit të territorit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)