Askush s’e ka menduar se pikërisht njeriu që e lexoi deklaratën e pavarësisë, 11 vjet pas do ta vinte në diskutim çështjen e kufijve të Kosovës.
Madje, që nga korriku i vitit të kaluar, në fjalët e presidentit Thaçi, ka mbizotëruar korrigjimi i kufijve me Serbinë.
Disa ditë para 11-vjetorit të shtetësisë, Thaçi ka përmendur veriun e Kosovës dhe jugun e Serbisë, si mundësi të korrigjimit të lehtë të kufirit, duke thënë se nëse ky është çmimi për një marrëveshje të paqes, kjo do të duhej të pranohej.
Ndërkaq, të gjitha partitë parlamentare e kanë kundërshtuar këtë ide të tij, duke përfshirë edhe ish-partinë e tij, PDK-në.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka kundërshtuar ashpër këtë ide, duke thënë se kjo do të mund të sillte tragjedi dhe luftë të re në Ballkan.
Edhe
Thaçi i kthehet korrigjimit të kufijve
Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosje, thonë se kufijtë shtetërorë po rrezikohen, pikërisht nga presidenti i vendit.
Opozita thotë se presidenti Thaçi nuk ka mandat kushtetues për të folur për ndryshim të territoreve.
-
Pavarësia e gjen Kosovën me debat të ashpër për territorin e saj
-
Haradinaj paralajmëron masa për t’ia ruajtur kufijtë Kosovës
-
Haradinaj, LDK-ja e Vetëvendosje ashpër kundër deklaratës së Thaçit “për korrigjim të lehtë”
-
Thaçi: Kufijtë aktualë janë caktuar nga Jugosllavia, s’do të më pengonte korrigjimi i tyre