Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Në Maqedoni, gjendja e shqiptarëve po përkeqësohet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi në selinë e partisë së tij në Tetovë, realizoi takim me ambasadoren e Gjermanisë në vend, Kristine Althauser.

Në takim, siç citohet në njoftim, u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSH-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Thaçi shprehu shqetësim për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke vlerësuar se përfitimet e partive nga politika ditore kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike të vendit, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet ndëretnike. Ai gjithashtu konstatoi se në Maqedoni vazhdon avazi i vjetër i cenimi të të drejtave kolektive të shqiptarëve që në masë të madhe rëndon akoma më shumë situatën veç më të përkeqësuar politike”, thuhet në njoftim.