Burime të TV21 në Maqedoni bëjnë me dije se nesër do të takohet kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi me kryeministrin Zoran Zaev.
Takimi pritet që të mbahet në hapësirat e qeverisë në ora 14:30.
Nuk bëhet e ditur arsyeja, mirëpo mendohet se do të flitet për përfshirjen e mundshme edhe të PDSH-së në qeveri.