Mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev sot paradite ka takuar kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi për të finalizuar marrëveshjen e bashkëqeverisjes.
PDSH në Qeverinë e re do të ketë pozitat e njëjta me ministrin për investime, e cila pritet të shndërrohet në drejtori, zv/ministër të Transportit dhe Lidhjeve, sekretar shtetëror si dhe disa drejtori, mëson INA.
Po ashtu mësohet se Thaçi ka biseduar edhe për punësime të reja që do të realizohen gjatë periudhês së qeverisjes.
PDSH është nga partitë e para që ka arritur marrëveshje me LSDM, ndërsa këtë qëndrim e kishte shprehur edhe gjatë fushatës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të shtunën voton Qeverinë
-
LSDM-BDI arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje në Maqedoni
-
Sot ritakohen Zaev e Ahmeti, pritet marrëveshja përfundimtare për qeverinë
-
Nesër mbahet takimi përfundimtar për marrëveshje bashkëqeverisëse mes Ahmetit dhe Zaevit
-
Zaev nisi takimet për koalicionin e madh, pritet përfshirja e partive shqiptare