Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot takimi Thaçi – Kurti

Sot në orën 15:00 do të mbahet takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti, ka konfirmuar vetë Kurti.

“Unë kam deklaruar që të premten pasdite do të takohemi. Do të takohemi sot në orën 15:00, por pa shtrëngim duarsh”, ka thënë ai në konferencën pas mbledhjes së Komisionit për parandalimin e koronavirusit.

Takimin e ka konfirmuar edhe Zyra e Presidentit.

Thaçi e Kurti ka disa ditë që e ftojnë njëri-tjetrit për bashkërendim të qëndrimeve në politikën e jashtme.

Fillimisht Kurti e kishte ftuar disa herë Thaçin, e së fundi ishte presidenti që i bëri disa herë ftesa kryeministrit. Por, asnjëherë nuk u takuan.

Edhe Kurti arrin në Kuvend, pret takim konstruktiv me Hamzën Arbëri 2 j. më parë Kurti arrin në Kuvend, pret takim konstruktiv me Hamzën

Në mëngjes, nga Zyra e Presidentit, për Kohën kanë thënë se Thaçi është i gatshëm të takohet me Kurtin edhe sot.

Kryeministri në agjendën për ditën e sotme nuk kishte paraparë takim me presidentin, por ditë më parë kishte thënë se do të takohet të premten, gjë të cilën e tha edhe pas takimit me Komisionin për Parandalimin e Koronavirusit.