Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur ftesës së presidentit Hashim Thaçi, për takim.
Thaçi përmes një komunikate për media, mbrëmë ka njoftuar se sot do të presë në takim të gjithë liderët e partive politike shqiptare parlamentare, për siç ka thënë ai, konsultim dhe koordinim për çështjet e interesit shtetëror, raporton KOHA.
Në takim me Mustafën shihet të jetë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Përveç takimit i cili po mbahet tash me kreun e LDK-së, liderët e partive tjera ende nuk e kanë konfirmuar nëse do të marrin pjesë.
Ndërkaq në agjendën e dërguar të kryeministrit Kurti, nuk figuron takimi me Thaçin.
Artikuj të ngjashëm
-
Lajçaku takohet me Mustafën në zyrat e LDK-së
-
Mustafa mbledh strukturat e partisë për të vendosur emrin e kandidatit për kryeministër
-
Mustafa po e pret thirrjen e Thaçit
-
Haziri: Të gjitha strukturat e LDK-së e mbështesin Mustafën për kryeministër
-
Thaçi: Mirënjohës Mustafës, e falënderoj për konstruktivitet