Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me të cilin ka biseduar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
“Vizitën time zyrtare në Shkup, për të marrë pjesë në për në Samitin e “Brdo Brijuni”, e fillova paraprakisht me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Biseduam për marrëdhëniet tona ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Kryetarin Xhaferi e përgëzova për punën dhe reformat që është duke i bërë koalicioni i ri qeverisës, në përmbushjen dhe përshpejtimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë. Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë fqinje”, ka shkruar ai.
-
Referendumi në Maqedoni e dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimesh mes Veselit e Xhaferit
-
Presidenti i Kosovës sot në Maqedoni, takohet me krerët institucionalë e politikë
-
Thaçi e Ahmeti theksojnë përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni
-
Xhaferi në Serbi thotë se Shkupi nuk po e neglizhon bashkëpunimin me Beogradin
-
Hoxhaj takon Xhaferin: Zyrtarizimin e shqipes në Maqedoni nuk mund ta ndalë askush