Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti i Kosovës sot në Maqedoni, takohet me krerët institucionalë e politikë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot udhëton për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin e Maqedonisë, ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe me liderë të partive politike.

Thaçi do të flasë me krerët institucionalë dhe politikë në Maqedoni për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektives euroatlantike të të gjitha shteteve të rajonit tonë, bëhet e ditur nga presidenca.

Thaçi gjatë këtyre ditëve ka takuar dhe diskutuar rreth këtyre temave edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.