Arbëri

Thaçi: Kosova solidarizohet me popullin britanik

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ngushëlluar popullin britanik pas sulmeve të sotme në Londër.

Ai ka thënë se Kosova solidarizohet me familjet e viktimave dhe gjithë popullin britanik pas sulmeve terroriste.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se “Mbetemi përherë të bashkuar dhe të patundur në mbrojtjen e vlerave tona demokratike perëndimore”.

Një person sot kishte goditur me veturë disa këmbësorë dhe më pas kishte therur për vdekje një polic në Parlamentin Britanik.