Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta: Së bashku me Londrën qëndrojmë kundër ekstremizmit

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe të shqiptarëve për sulmin terrorist në Londër.

Meta i ka dërguar letër kryetarit të parlamentit britanik, John Bercow.

“Thellësisht i trishtuar që brenda 3 muajve dënojmë një tjetër sulm terrorist në Britani. Shqiptarët janë përkrah popullit britanik në luftën kundër terrorizmit. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Së bashku me qytetaret e Londrës qëndrojmë kundër akteve të tilla ekstremiste e barbare”, ka shkruar Meta.