Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bushati: Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Britaninë në luftën kundër terrorizmit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllime për sulmin terrorist në Londër.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Bushati shkruan se Shqipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi të gjithë të shokuar nga sulmet terroriste të përsëritura në kryeqytetet e Europës. Londrës iu desh të përballej mbrëmë me një tjetër sulm barbar. Ngushëllimet tona popullit britanik. Shqipëria do të vijojë të mbështesë Mbretërinë e Bashkuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Bushati.

Mbrëmjen e së shtunës të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën pas një atentati të dyfishtë në qendër të Londrës. Ndërkohë, policia tha se i kishte vrarë të tre terroristët e dyshuar, në aksin mes London Bridge dhe Borough Market.

Ky është sulmi i tretë terrorist që godet Britaninë e Madhe në 3 muaj, pas sulmit me makinë dhe thikë në “Westminster” në muajin mars, ku mbetën 5 persona të vdekur, si dhe shpërthimeve në “Manchester Arena” më pak se dy javë më parë, ku vdiqën 22 persona.