Tiranë, 17 gusht - Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër aktin terrorist në Barcelonë me pasojë humbje jete dhe plagosjen e dhjetëra vetëve.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e dënoi në termat më të ashpër këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, si dhe u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah Spanjës e vendeve mike dhe aleate në luftën kundër terrorizmit.
Ambasada e RSH-së në Madrid njofton se deri tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë mes viktimave.
“Shtetasit shqiptarë në Barcelonë janë të lutur të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në njoftimin për shtyp të MPJ-së.
Ambasada deklaron se është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore. “Për çdo rast numri i emergjencës së Ambasadës shqiptare në Madrid është +34667673333”.
-
Tri ditë zi në Spanjë, numri i të vdekurve arrin në 14
-
Meta shpreh ngushëllimet për viktimat e terrorizmit në Barcelonë
-
Në sulmin terrorist në Barcelonë të vrarë dhe plagosur qytetarë të 24 vendeve
-
Mustafa ngushëllon popullin spanjoll pas sulmit terrorist në Barcelonë
-
Trump dënon sulmin terrorist të Barcelonës