Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë është njoftua se një shtetas i Maqedonisë momentalisht gjendet në spital në Barcelonë, si pasojë e sulmit të mbrëmshëm terrorist, transmeton INA.
Personi në momentin e kryerjes së sulmit ka qenë në afërsi të drejtpërdrejtë dhe ka marrë thyerje të kyçit të këmbës. Personi gjendet jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar nga shërbimet mjekësore spanjolle.
Autoritetet spanjolle njoftuan mbrëmë se gjatë sulmit në qendër të qytetit të Barcelonës janë vrarë dhe plagosur qytetarë të 24 vendeve. Në mes viktimave përfshihen qytetarët nga Franca, Gjermania, Spanja, Holanda, Argjentina, Venezuela, Belgjikë, Australi, Tajvani, Hong Kong, Hungaria, Peruja, Irlanda, Greqia, Kuba, Maqedonia, Kina, Italia, Rumania dhe Algjeri.
-
Tre të dënuar për sulmet xhihadiste në Barcelonë dhe Cambrils
-
Policia spanjolle qëllon të dyshuarin e sulmit në Barcelonë
-
Policia ende po kërkon marokenin e dyshuar për sulmin terrorist në Barcelonë
-
Spanjë, gjenden mbi 120 bombola gazi për kryerjen e atentateve
-
Myslimanët në Barcelonë: Ne nuk jemi terroristë