Celula përgjegjëse për atentatet në Spanjë po përgatiste një apo disa atentate me bombë në Barcelonë me 120 bombola me gaz të gjendura në një banesë në Alcanar, 200 kilometra në jugperëndim, njoftoi sot policia.
“Ne kemi filluar të shohim qartë se ky është vendi ku po përgatiteshin eksplozivët për kryerjen e një apo disa atentateve në qytetin e Barcelonës”, deklaroi kreu i policisë së Katalonjës, Josep Lluis Trapero.
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 120 të tjerë u plagosën pas një sulmi me kamionçinë në një shëtitore në qendër të Barcelonës.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Barcelonë planifikoheshin sulme kundër monumenteve
-
Spanjë, i dyshuari zbulon planet për një sulm më të madh
-
Policia ende po kërkon marokenin e dyshuar për sulmin terrorist në Barcelonë
-
Natë dhune në Katalonjë, qindra të lënduar, rrethohen prefekturat
-
Tre të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Spanjë