Policia spanjolle raportojnë se kanë qëlluar një të dyshuar që kishte të veshur një rrip eksploziv, që mund të jetë i dyshuari për sulmin në Barcelonë.
Policia thonë se ai u qëllua gjatë një operacioni në qytetin Subirats në perëndim të Barcelonës, shkruan CNN, transmeton Koha.net.
Nuk është konfirmuar nëse është Younes Abouyaaqoub, shtetasi maroken 22-vjeçar, i cili supozohej se ishte i vetëm në furgonin që përplasi turmën duke vrarë 13 persona e duke lënduar 120 tjerë, por gjasat janë të mëdha.
Policia fillimisht ka thënë se ky i dyshuar u ka ikur ditën e enjte me një makinë, duke u bërë hera e dytë që ai arrin t’i shpëtojë policisë.
Tre nga pesë të dyshuarit që u vranë nga policia në Cambrils u identifikuan nga një zëdhënës policie si Moussa Oukabir, Sais Aallaa dhe Mohamed Hychami, ndërsa edhe tre të tjera janë arrestuar.