Qeliza me dhjetëra persona përgjegjës për sulmet në Barcelonë dhe Cambrils u shpërbë, theksoi sot ministri spanjoll i Punëve të Brendshme, ndërkohë që një person, Younes Abouyaaqoub është vazhdimisht i kërkuar nga policia.
“Ky grupim është shpërbërë”, deklaroi Juan IgnacioZoido gjatë një konference për shtyp.
Deri tani katër persona janë në arrest shtëpie, pesë u vranë në Cambrils dhe tre të tjerë janë identifikuar, mes të cilëve edhe Younès Abouyaaqoub.
Dy të tjerët mendohet se mund të kenë mbetur të vdekur në shpërthimin që ndodhi në Alcanar ndërsa përpiqeshin të bënin një bombë artizanale.
Moussa Oukabir, 17-vjeçar, është njëri nga pesë të vrarët nga policia në aksionin e marrë në Cambrils, në perëndim të Barcelonës.
Policia ka thënë se të dyshuarit ishin duke planifikuar sulme edhe më të sofistikuara.
-
Policia spanjolle qëllon të dyshuarin e sulmit në Barcelonë
-
Policia ende po kërkon marokenin e dyshuar për sulmin terrorist në Barcelonë
-
Tre të dënuar për sulmet xhihadiste në Barcelonë dhe Cambrils
-
Në Barcelonë planifikoheshin sulme kundër monumenteve
-
Spanjë, i dyshuari zbulon planet për një sulm më të madh