Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tri ditë zi në Spanjë, numri i të vdekurve arrin në 14

Autoritetet katalanase njoftojnë se numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm terrorist në Barcelonë arriti në 14, ndërsa të plagosur janë 100 të tjerë. Pas sulmit terrorist në Cambrils një grua vdiq në spital nga plagët e marra. Atentatorët e dyshuar, të cilët u vranë më vonë nga policia, e patën përplasur gruan me automjetin e tyre.

Kryeministri i Spanjës, Rajoy shpalli një zi kombëtare treditore.

Shteti Islamik, IS, e ka paraqitur veten si autor të sulmeve në Spanjë.

Në qytetin Cambrils, rreth 100 km në jug të Barcelonës, forcat e ndërhyrjes vranë natën duke gdhirë dita e sotme pesë të dyshuar si terroristë, që mbanin të veshur breza bosh lëndësh shpërthyese. Policia sheh lidhje mes atentatit në Barcelonë, terroristëve të dyshuar në Cambrils dhe një shpërthimi që ndodhi në Alcanar.

Një person i katërt u arrestua në lidhje me sulmet në Spanjën Verilindore, bëri të ditur policia.

Artikuj të ngjashëm