Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Erdogani falënderon vendet që u solidarizuan me Turqinë pas sulmit terrorist, mes tyre edhe Kosova

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka falënderuar të gjitha vendet që u solidarizuan me shtetin që ai udhëheq pas sulmit terrorist mesditën e 13 nëntorit në Stamboll.

Në foton që Erdogani ka publikuar me flamujt e shteteve që kanë shprehur solidarizim gjendet edhe Kosova e Shqipëria.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare që reaguan ndaj sulmit terrorist në rrugën Istiklal, ndanë dhimbjen tonë dhe shprehën ngushëllimet e tyre”, ka shkruar Erdogan në Twitter.

Shpërthimi me bombë në Stamboll la gjashtë persona të vdekur dhe plagosi mbi 80.