Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi, i tronditur me sulmin në Manchester

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i tronditur me sulmin e mbrëmshëm të ndodhur në Manchester pas një koncerti të Ariana Grandes në Manchester Arena.

“I tronditur me sulmin në Manchester. I tmerrshëm dhe i drejtuar kah pjesa më e cenueshme e shoqërisë. Kosova është me Qeverinë dhe popullin britanik”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në gjuhën angleze në Twitter, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë sulm, sipas deklaratave të fundit të Policisë britanike, kanë mbetur të vdekur së paku 22 persona, ndërsa të lënduar janë rreth 60 të tjerë.

Në mesin e të viktimave ka edhe fëmijë.