Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime popullit britanik me rastin e sulmit të mbrëmshëm vdekjeprurës në Manchester.
“Jam i shokuar me sulmin terrorist në Manchester! Ky sulm është i papranueshëm dhe i dënueshëm si dhe ka prekur çdo njërin prej nesh. Mendimet dhe lutjet e mia janë për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për Qeverinë britanike dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi të rreshtuar me botën demokratike kundër këtij terrori”, përfundoi ai.
Në sulmin e mbrëmshëm, pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande në Manchester Arena, një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë duke vrarë së paku 22 persona e duke lënë rreth 60 të tjerë të plagosur.