Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti ngushëllon popullin britanik pas sulmit vdekjeprurës në Manchester

Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR, Avdulah Hoti, ka shprehur ngushëllimet e tija për popullin britanik pas sulmit të mbrëmshëm vdekjeprurës në Manchester.

Më poshtë, letra e plotë e Hotit:

Shpreh keqardhje dhe solidarizohem me popullin britanik pas sulmit të mbrëmshëm në një sallë koncertesh në Mançester, ku humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra njerëz.

Kam besimin e plotë se Britania e Madhe si vatër e demokracisë do ta tejkalojë edhe këtë sfidë.

Sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm është sulm ndaj civilizimit dhe lirive themelore të mbarë njerëzimit.

Edhe Kurti: Jemi tronditur nga sulmi në Londër Arbëri Kurti: Jemi tronditur nga sulmi në Londër

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, popullit dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadorit britanik në Prishtinë, shkëlqesisë së tij Ruary O'Connell.

Sinqerisht AH.