Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas zgjedhjes së Qeverisë Hoti, Britania i kërkon Kosovës unitet politik

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka uruar Avdullah Hotin për përzgjedhjen si kryeministër i ri i vendit. Në një urim në Facebook, kjo ambasadë ka thënë qeveria e re ka sfida jo të lehta përpara, në veçanti me emergjencën për koronavirus. Ajo i ka kërkuar Hotit të gjejë konsensusin e unitetin mes përçarjeve aktuale politike.

“Sfida që s’presin janë para qeverisë së re, në veçanti emergjenca shëndetësore lidhur me COVID-19. Është me rëndësi që qeveria e re të kërkojë ndërtimin e konsensusit dhe unitetit mes përçarjeve politike”, ka thënë ndër të tjerash kjo ambasadë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoti mori të mërkurën 61 vota pro nga deputetët e Kosovës për të formuar qeverinë e re, pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Hotit edhe pse ishte parti e dytë në zgjedhjet e fundit.