Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: Sot bota u zgjua me lajmin tragjik të sulmit në Manchester

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të sulmit tragjik në Manchester.

Përmes Facebookut, Kurti ka ngushëlluar gjithashtu popullin dhe institucionet e Britanisë së Madhe, si dhe ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell

Postimi i Kurtit:

Sot bota u zgjua me lajmin tragjik të sulmit në Manchester. Ngushëllimi e solidarizimi ynë shkon i gjithi për familjarët e viktimave.

Urojmë shërimin e shpejtë të të lënduarve, dhe shpresojmë që të ndalen ngjarjet e tilla.

Popullit dhe institucioneve të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ambasadorit O'Connell, iu ofrojmë mbështetjen tonë të plotë, si vend e popull mik e aleat i rëndësishëm i Kosovës e i shqiptarëve.