Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi i bashkohet “Paradës së Krenarisë”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i është bashkuar “Paradës së Krenarisë” që ka nisur pak më herët në kryeqytet.

Në një deklaratë për media nga sheshi “Skëndërbeu”, Thaçi ka shprehur përkrahjen institucionale për komunitetin LGBTI.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam këtu për të shprehur përkrahje për komunitetin LGBTI dhe për të konfirmuar që të gjitha komunitetet në Kosovë janë të barabarta. Se shteti dhe shoqëria janë ndërtuar në principet për liri dhe të drejta të barabarta për të gjithë”, ka thënë Thaçi duke shtuar se nuk do të lejohet dhuna apo kërcënimi i këtij komuniteti.

Thaçi ka qëndruar pak minuta në sheshin “Skëndërbeu”, deri në momentin kur ka nisur ecja në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti”.

Pjesëmarrëse në “Paradën e Krenarisë” ishte edhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha.

Ajo tha se e drejta e komunitetit LGBTI është e garantuar edhe me ligj dhe se ky komunitet do të ketë gjithmonë përkrahjen e institucioneve vendore.