Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Kroaci, ku nesër do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović.
Thaçi do të ketë takim me homologen kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, me të cilën do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas përfundimit të takimit, presidenti Thaçi dhe presidentja Grabar-Kitarović, do të kenë konferencë të përbashkët për media.
Gjatë qëndrimit në Kroaci, Thaçi do të takojë edhe kryeministrin e Qeverisë kroate, Andrej Plenković, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandroković.
Në Zagreb, presidenti Thaçi do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të jetës politike dhe publike në Kroaci.
Vizita në Kroaci, vjen pas vizitës zyrtare që presidenti Thaçi zhvilloi në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë dhe në Republikën e Austrisë.