Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Marija Kapitanoviq, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer.
“U jam mirënjohës për bashkëpunimin, me të gjitha institucionet e Kosovës. Gjatë mandatit tuaj ne kemi konfirmuar edhe një herë partneritetin strategjik në mes dy vendeve tona”, ka shtuar Thaçi.
Sipas njoftimit, ambasadorja Kapitanoviq u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka marrë nga institucionet e shtetit, por edhe nga tërë shoqëria kosovare.
Thaçi në fund e ka falënderuar për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në arenën ndërkombëtare dhe në BE.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Kroacisë
-
Thaçi takohet me Kitaroviqin: Kroacia, shembull që Kosova duhet ta ndjekë
-
Haradinaj priti në takim lamtumirës Kapitanoviqin: Kroacia shembull që duhet ndjekur
-
Pacolli priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate, Kapitanoviq
-
Mustafa takon ambasadoren kroate, Marija Kapitanoviq