Përmes një njoftimit për media të LDK-së, bëhet me dije se kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq e shoqëruar nga Zlatko Vnuçeq, sekretari i parë i Ambasadës së Kroacisë.
“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Kapitanoviq për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Po ashtu falënderoi shtetin e Kroacisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës. Ambasadorja Kapitanoviq e uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK-së dhe përgëzoi për procesin zgjedhor demokratik në LDK”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithnjë sipas njoftimit, po ashtu “ambasadorja kroate e falënderoi kryetarin Mustafa për korrektësinë dhe bashkëpunimin sa ishte kryeministër i Kosovës”.
“Gjatë takimit u diskutua për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në ekonomi, arsim, kulturë dhe sektor tjerë që ndikojnë në zhvillimin e Kosovës”, thuhet në njoftim.