Prishtinë, 5 prill – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur diplomatin norvegjez dhe ish të dërguarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në vitin 2005, ambasadorin Kai Eide.
Për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, presidenti Thaçi e dekoroi ambasadorin Eide me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Presidenti Thaçi ka thënë se të gjitha sukseset e Kosovës, që nga liria deri te shtetndërtimi, janë ndërmarrje e përbashkët e popullit të Kosovës dhe miqve të shumtë që i ka Kosova në tërë botën.
Nga ana tjetër, ambasadori Kai Eide ka thënë se është i nderuar me vizitën dhe dekoratën Presidenciale, si dhe ka përgëzuar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për të arriturat në dy dekadat e fundit.
Raporti i ambasadorit Eide mbi situatën politike në Kosovë për Sekretarin e atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, rezultoi me fillimin e negociatave për definimin e statusit – proces që përfundojë me pavarësinë e Kosovës.
-
Thaçi në Japoni dekoroi miqtë japonezë që promovuan Kosovën
-
Thaçi pranon kredencialet nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Kosovë
-
Norvegjia premton se do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën
-
Haradinaj takohet me Eiden, shkëmbejnë pikëpamje për situatën në Kosovë
-
Thaçi gjen një aleat të harruar për të mbështetur shkëmbimin e territoreve