Presidenti Hashim Thaçi ka gjetur një aleat në përpjekjet e tij për të arritur një marrëveshje me Serbinë që nënkupton ndryshimin e kufijve.
Ish i dërguari i OKB-së për Kosovën, Kai Eide ka shkruar se stagnimi është i papranueshëm dhe se një zgjidhje mes palëve duhet të gjendet tani, transmeton KTV.
“Një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të stabilizuar raportet duhet të ndodhë tani, për të krijuar stabilitet rajon dhe përfshirje në organizatat ndërkombëtare. Hapat e tjerë që pengojnë marrëdhëniet mes palëve duhet shmangur.”, ka shkruar Eide në Twitter.
Pak minuta më vonë, Presidenti Thaçi e ka falënderuar ish-diplomatin norvegjez për përkrahjen e dhënë.
Eide së fundi ka qenë i përfshirë në negociatat mes talebanëve dhe qeverisë afgane.
-
Thaçi pyetet për shkëmbimin e territoreve: Qëllimi ishte paqja e qëndrueshme
-
Thaçi diskuton me Lajçakun për dialogun: Njohja reciproke sjell paqe në rajon
-
Riorganizim i dialogut për heqjen e diskutimit për territore
-
Boltoni thotë se ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë u shty përpara nga vetë palët
-
Thaçi: S’ka plane sekrete për marrëveshjen me Serbinë