Presidenti Hashim Thaçi ka folur sot me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova është e përkushtuar për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.
“Diskutim i mirë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së me Mirosllav Lajçakun. Përsëris se Kosova është e përkushtuar për një dialog për njohje të ndërsjellë, si mënyra e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiq-Lajçakut: Pak hapësirë që çështjet e hapura të zgjidhen me dialog
-
Lajçak në Serbi, pritet të vijë edhe në Kosovë
-
Lajçak: U pajtuam me Bislimin për vazhdim dhe hapat e mëtejshëm në dialog
-
Lajçaku takon Vuçiqin, zbatimi i Marrëveshjes temë e diskutimit
-
Lajçak takon Begajn, e informon për dialogun Kosovë-Serbi