Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçak takon Begajn, e informon për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin tha se ka folur për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka shkruar në Twitter të enjten se ishte i kënaqur që ka takuar presidentin Begaj, derisa ka shtuar se i ka “vlerësuar pikëpamjet e tij për dialogun”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I vlerësoj pikëpamjet e tij për rajonin, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë në integrimin e rajonit. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, është shprehur Lajçak.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka thënë të enjten se ka ardhur koha për një qasje të re për ata që e kanë marrë dialogun si opsion të vetëm “po apo jo”, duke aluduar në kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.