Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të mërkurën se ka biseduar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajçaku ka thënë se përmes një video-konference që pati me Bislimin, kanë diskutuar një listë çështjesh të dialogut detajisht.
Ai njoftoi se janë pajtuar për vazhdim dhe hapa të mëtejshëm.
“Realizuam një video-konferencë të detajuar me Bislimin sot, për një listë të çështjeve të Dialogut. Ramë dakord për vazhdimin dhe hapat e mëtejshëm”, ka shkruar ai në platformën “X”.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka thënë të mërkurën se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke vazhduar. Ai ka shtuar se përfaqësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak, është duke udhëtuar te të dyja shtetet, megjithatë nuk speficikoi datë se kur do të ndodhë.