Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka thënë emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se “ngjarjet në Kosovë, kanë lënë gjithnjë e më pak hapësirë për zgjidhje të çështjeve të hapura nëpërmjet dialogut dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare”.
Në një postim në Instagram, Vuçiqi ka shkruar se me Lajçakun kanë diskutuar për gjendjen e serbëve në Kosovë dhe sfidat përpara.
“Ritheksova se Serbia me këmbëngulje vazhdon të bëjë politikë të përgjegjshme dhe serioze për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe theksova se për ne nuk ka kthim prapa a kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë e njerëzve tanë dhe mbrojtjen e interesave kombëtarë”, ka thënë ai.
Vuçiqi e takoi Lajçakun në Mostar të Bosnjës.
-
Lajçak: Vuçiq u ankua për gjendjen e serbëve në Kosovë, zgjidhja në dialog
-
Vuçiq: Vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet e hapura me Kosovën
-
Vuçiqi e Lajçaku diskutojnë “për të ardhmen e dialogut” mes Kosovës dhe Serbisë
-
Lajçak: Jam optimist se ka përparime në disa tema në dialog
-
Lajçaku e Vuçiqi diskutojnë nevojën për zbatimin e Marrëveshjes të Ohrit